:

Bashkohu me ne

Diskuto, propozo bashkohu në rrjetet tona sociale

Kandidat për deputet z. Agron Çela

Agron Çela

Biznesmeni shkodran Agron Cela, prej vitesh i njohur ne boten e biznesit shqiptar si president i kompanise  “XHENIS – SH” sh.p.k e krijuar ne vitin 1995 me qender ne qytetin e Shkodres. E filloi aktivitetin ne fushen e ndertimit dhe pas pak vitesh veprimtaria e saj kryesore u orientua ne zhvillimin e hoteleri – turizmit dhe medias. Ne vitin 2001 filloi ndertimin e “Grand Hotel Europa” ne qender te qytetit te Shkodres, hotel i standarteve me 5 yje. Cilesia e larte e  sherbimit dhe akomodimit ne kete hotel terhoqi dukshem vemendjen e operatorve turistike boteror. Keshtu me 29  janar te vitit 2009, vetem pas dy vitesh aktivitet turistik te ketij  hoteli Edicioni i 34-tert Boteror i Turizmit, qe u mblodh ne Madrid, e vleresoi “Grand Hotel Europa”, mes 7 mije operatoreve turistik nga mbare bota, me Kupen e Arte per cilesine e larte te sherbimit dhe akomodimit.   Grand Hotel Europa me 5 Yje qendron ne krye te elites se hoteleri – turzimit Shqiptar dhe eshte mjaft i preferuar nga turistet vendas dhe te huaj. Unioni e Operatoreve Turistik te Shqiperise e ka vlersuar “Grand Hotel Europa” me  Çertifikaten e Veçante te Mirenjohjes si simbol i zhvillimit te hotelerise dhe turizmit.

Ne te njejten kohe “XHENIS –SH” sh.p.k e shtriu aktivitetin e saj edhe ne media. Themeloi kompanine radiotelevizive “Media Nord” me qender ne qytetin e Shkodres, e cila perbehet nga TV1- CHANNEL dhe Radio Grand, te cilat shquajne mes mediave i shqiptare per nje progamacion te pasur, te larmishem dhe te preferuar per teleshikues e radiodegjuesit.
Ne vijim te projektit te saj per intensifikimin e punes ne sektorin e turizmit, “XHENIS    -SH” sh.p.k para disa muajsh ka blere Kafen e Madhe ne Shkoder, nje godine kjo mbi 100 vjeçare, nder objektet e rradha te Shqiperise qe ka emer ne bote. Ajo ka filluar rikonstruksionin e saj  per ta kthyer kete objekt ne nje vend ku gershetohet mrekullisht turizmi tradicional – kulturor i Shkodres me standartet e turizmit te sotem modern.
Nderkohe me daten 1 qershor te ketij viti KRTSH nen drejtimin e Kryeministrit, Sali Berisha, miratoi projektin e kompanise “XHENIS –SH” sh.p.k per ndertimin e kompleksit turistik Velipoja “GRAND EUROPA” Resort ne brigjet e Adriatikut, Velipoje. Inagurimi i fillimit te punimeve u be me daten 1 gusht.  Ky eshte projekti me i madh ne sektorin e turizmit shqiptar qe realizohet nga biznesi privat 20 vitet e fundit, per te cilin “XHENIS –SH”sh.p.k do te investoje rreth 50 milion EURO dhe punon me objektivin qe ta perfundoje brenda 3 viteve. Velipoja “GRAND EUROPA” Resort vleresohet si  projekti me serioz qe e perfaqeson turizmin shqiptar ne vendet e ndryshme te botes qe njihen per sektor turizmi te zhvilluar dhe pritshmeria e punesimit eshte me 1200 persona.

Powered by IDITURI